Rritje e frikshme e diabetikëve në Shqipëri
6-7% e popullsisë në Shqipëri është bartëse e sëmundjes së diabetit. Alarmi është dhënë nga Shoqata e të Rinjve dhe Fëmijëve me diabet sipas së cilës në këto vite është rritur numri i fëmijëve të prekur nga diabeti dhe kjo për shkak të mungesës së kujdesit.
6-7% e popullsisë në Shqipëri është bartëse e sëmundjes së diabetit. Alarmi është dhënë nga shoqata e të rinjve dhe fëmijëve me diabet sipas së cilës më shqetësuse mbetet fakti që po rritet numri i fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
Shoqata e të rinjve dhe fëmijëve me diabet zgjodhi liqenin artificial për të zhvilluar një fushatë sensibilizuese për të gjithë qytetarët në lidhje me këtë sëmundje.
Personat e prekur nga diabeti shprehen se këto aktivitete janë të nevojshme në mënyrë që kjo sëmundje të kurohet që në fillimet e saj nëpërmjet kurave dhe shërbimeve përkatëse shkruan Oranews.
Ndërsa të rinjtë shprehen se kanë mungesë informacioni për këtë dhe shmë sëmundje të tjera dhe shprehen se duhen shtuar qëndrat shëndetësore të cilat merren me kurimin e tyre
Fushata sensibilizuese për sëmundjen e diabetit vjen në kuadër të javës së Europës nën sloganin: “Të shëndetshëm drejt Europës…”