Rrjetet sociale shkaktojnë depresion tek të rinjtë

Përvojat negative në Facebook mund të rrisin shanset e depresionit tek të rinjtë. Ky është përfundimi i një studimi kryer së fundmi me fokus “Bullizmi Kibernetik”.

“Është e rëndësishme që njerëzit t’i marrin seriozisht ndërveprimet në mediat sociale, pasi ndikimi po bëhet gjithnjë e më shumë më i madh duke i shndërruar miqësitë dhe përvojat virtual në forma komunikimi të mirëfillta”, thotë autorja e studimit, Samantha Rosenthal, hulumtuese në Shkollën e Shëndetit Publik Brown University.

Ngjarjet e pakëndshme në rrjetet sociale kanë pasoja të vërteta emocionale dhe nga 264 pjesëmarrës në studimin e kryer në vitin 2013 dhe 2014, 8 në 10 persona raportuan të paktën një përvojë negative në Facebook, të tilla si ngacmime, poshtërsi, keqkuptime apo kontakte te padëshiruar.

Këto shifra vijnë në rritje vitet e fundit e rreziku i simptomave depresive është 3.2 herë më i lartë.Rezultatet e studimit janë botuar në ‘Journal of Adolescent Health’.

SHKARKO APP