Rruajeni mjekrën, është antihigjenike

Nëse mendoni se mjekra ju jep një pamje më burrërore dhe dëshironi t’a mbani, apo e mbani thjesht se përtoni të rruheni, atëherë duhet të konsideroni edhe faktorin shëndetësor.
Ekspertët thonë se mjekra është shumë antihigjienike dhe mban një numër të konsiderueshëm bakteriesh.
Numri i bakterieve që ka një person mjekrosh është disa milionë më i madh se i një personi që ka një mjekër të rruajtur.
Kërkimet treguan se edhe pas larjes një numër i konsiderueshëm bakterishesh mbeteshin në mjekër dhe i mbijetonin ujit të nxehtë.
Sipas ekspertëve kjo çon në infektim të lëkurës dhe një sërë problemesh të vogla në dukje, por që mund të rezultojnë shumë të vështira.
“Infeksione, puçra, kruarje të herëpashershme, janë këto pasojat e mbajtjes së një mjekre të gjatë. Bakteriet kanë mundësi ku të qendrojnë dhe përhapen më lehtësisht”, tha Carol Walker, drejtuese e këtij studimi.

SHKARKO APP