Sa lindje me operacion mund të bëjë një grua?

Për sa i përket mënyrës se si duhet të lindë një grua ka shumë diskutime. Ndonjëherë diskutimi bëhet aq i çuditshëm, saqë shtatzëna mund të ndihet në siklet nga fjalët e të tjerëve.

 

Në fund të fundit, askush nuk e do më shumë se nëna foshnjën që rritet në barkun e saj.
Disa gra bëjnë lindje natyrale, kurse të tjera lindin me operacion. Disa gra vendosin të lindin me operacion, pa ndonjë arsye mjekësore. Kjo është mënyra që ato parapëlqejnë të zgjedhin. Kryesorja është që nëna e ardhshme dhe foshnja të jenë mirë dhe të shëndetshme.

 

Më poshtë, ju njohim me disa nga femrat e njohura, të cilat kanë bërë lindje natyrale:
Dukesha e Kembrixhit, bashkëshortja e princit Uilliam. Ajo solli në jetë të birin, princin Xhorxh, më 22 korrik 2013. Mbreti i ardhshëm lindi me peshë 3800 gramë në spitalin “St. Mary”.

 

Midis të tjerash, veçojmë edhe aktoret Pamela Anderson, Demi Mur dhe Xhesika Alba, modelet Sindi Kreford, Miranda Kerr e Kurtni Kardashian, këngëtaret Alanis Moriset e Nelli Furtado e të tjera. Kohët e fundit, gratë zgjedhin t’i lindin foshnjat e tyre me operacion. Megjithatë, studimet e deritanishme nuk përcaktojnë deri në sa fëmijë mund të lindë një grua me ndërhyrje kirurgjikale. Nga njëra lindje në tjetrën, këshillohet të respektohet një afat i caktuar kohe. Po kështu, mjekët këshillojnë që numri i lindjeve me operacion të mos jetë më i lartë se tre fëmijë.

 

Disa nga problemet që shfaqen gjatë lindjeve të shumta me operacion janë: dobësimi i murit të mitrës (në vendin ku është prerë), problemet me placentën, e cila mund të ngjitet në murin e mitrës (placenta accreta) ose kur placenta e mbulon pjesërisht apo plotësisht kanalin e lindjes (placenta praevia), dëmtimi i fshikëzës së urinës e të tjera.

 

Disa nga femrat e famshme që kanë lindur fëmijët e tyre me operacion janë:

Viktoria Bekam. Ajo ka sjellë në jetë katër fëmijë. Anxhelina Zholi ka lindur një vajzë dhe binjakë. 
Keit Hadsën, Keit Uinslet. Këngëtaret Kristina Aguilera, Pink dhe Xhenifer Lopez. Lopez ka lindur dy fëmijë.

SHKARKO APP