Sa mund të zgjasin simptomat post-Covid?
Disa njerëz e kalojnë koronavirusin më lehtë dhe të tjerë shfaqin simptoma më të rënda. Por pacientët shpeshherë ankohen se pasi kanë kaluar virusin kanë efekte anësore që mund të zgjasin për shumë kohë. Por sa mund të zgjasin?
Një studim i ri, ku morën pjesë 10 mijë njerëz që rezultuan pozitivë me koronavirus, tregoi se simptomat nuk u zhdukën menjëherë por kishte pacientë me simptoma që zgjatën midis një dhe gjashtë muaj.
Hulumtimi i Universitetit të Stanfordit tregoi se përqindja e njerëzve të cilët vazhdojnë të kenë simptoma për një periudhë të gjatë është 70 përqind. 40 përqind tregojnë lodhje, 36 përqind vështirësi në frymëmarrje dhe 29 përqind çrregullime të gjumit.