Sa ndikon të ushqyerit tek gjumi

A keni probleme me gjumin gjatë natës? Kjo mund të jetë për shkak të asaj çfarë ju konsumoni gjatë ditës. Kequshqyerja ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e gjumit. Ndiqni këto këshilla në mënyrë që të bëni një gjumë të qetë dhe të rehatshëm:

Pini kafe në mënyrë të moderuar:stimuli i kafeinës zgjat rreth 6 orë në trup, kështu që llogarisni orarin e të fjeturit dhe konsumimit të kafes apo produkteve kafeinike.

Pini lëng qershie: qershitë dhe lëngu i tyre kanë një përbërës të quajtur melatonin, hormon i cili është i sekretuar nga gjëndra pineale në tru dhe ju bën të përgjumur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos hani ushqime të shpejta: këto lloje ushqimesh ju fryjnë barkun dhe ju japin parehati në gjumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsumoni darkë të lehtë: zgjidhni drithëra komplekse dhe me pak kalori në mënyrë që të ndiheni rehat në kohën që doni të flini.

Konsumoni çaj kamomili para se të flini: kamomili ka veti qetësuese dhe do t’ju ndihmonte të bënit një gjumë të rehatshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?