Sa sheqer konsumojmë?
Studimi i ri, i publikuar në revistën “Lancet Diabetes & Endocrinology”, zbulon se nuk duhet të nënvlerësojmë sasinë e sheqerit që e konsumojmë.
Në një studim të shkencëtarëve nga Britania e Madhe morën pjesë 2.000 njerëz. Ata duhej të njohin sasinë e saktë të sheqerit që gjendet në lëngjet e frutave, lëngjet e gazuara dhe frape.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit kishin vlerësuar gabimisht sasinë e sheqerit. Ata kishin supozuar se lëngjet dhe frapet përmbajnë 48 për qind më pak sheqer se që përmbajnë ato në fakt.
Më shumë kishin gabuar në vlerësimin e sasisë së sheqerit në lëngun e shegës. Ata vlerësuan se lëngu i shegës përmban rreth 550 për qind më pak sheqer se që përmban vërtet, transmeton koha.net.
"Sheqeri është sheqer, pa marrë parasysh në çfarë forme është", tha udhëheqësi i studimit prof. Naveed Sattar, duke shtuar se "lëngjet e pemëve nuk e dëmtojnë shëndetin tuaj nëse i konsumoni me masë, dhe kjo është më së shumti 50ml në ditë".
Pothuajse 25 për qind e kalorive të përgjithshme i konsumojmë me lëngje të ëmbëlsuara. Duke pasur parasysh se reduktimi i konsumit të kalorive është thelbësor për humbjen e peshës, një nga mënyrat më të lehta për ta bërë këtë është që në vend të lëngjeve të pini ujë ose çaj pa sheqer.
Studiuesit theksojnë se sheqeri gjendet në ushqime që nuk janë të ëmbla, kështu që është e nevojshme që të lexohet me kujdes përbërja e produkteve. Disa lëngje nuk përmbajnë sheqerna të shtuara dhe ato janë gjithmonë zgjidhja më e mirë, por nuk duhet të jenë baza e hidratimit të trupit tuaj.