Sapo të zgjoheni pini këtë lëng, njihuni edhe me efektet!

Kur zgjoheni në mëngjes, gjëja e parë që duhet të bëni është që të pini një gotë ujë të ngrohtë me një lugë gjelle lëng limoni.

Kur themi lëng limoni, nuk mendojmë për atë në shishe, por për lëng të freskët (të shtrydhur) limoni.

Ky agrum i fuqishëm ka një numër përfitimesh për trupin e njeriut. Përveç kësaj është i pasur me magnez, kalcium, hekur, vitamina C dhe B, si dhe përmban antioksidantë, fibra dhe enzime. Pra, kjo rutinë e thjeshtë mundet vërtetë të bëjë mrekulli për jetën tuaj.

Pastron mëlçinë:

Kjo pije e thjeshtë e pastron një nga organet më të rëndësishme të njeriut, stimulon traktin digjestiv dhe përmirëson florën e zorrëve.

Pastron lëkurën:

Në qoftë se dëshironi që të keni lëkurë të pastër, të butë dhe të bukur, mos hiqni dorë nga kjo recetë. Antioksidantët e gjetur në limon ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, si dhe në luftën kundër radikaleve të lira, veçanërisht në periudhën e verës.

Metabolizmi:

Është e njohur se limoni është diuretik natyral dhe bën largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi. Dihet tashmë se stimulon punën e zorrëve dhe për këtë shkak është i përsosur për të filluar ditën me të.

Energjia:

Besoni apo jo, një gotë ujë të ngrohtë me limon ju kthjellë më shpejt se kafeja, si dhe është padyshim një alternativë më e shëndetshme. Nëse nuk doni të hiqni dorë nga kafeja, pini atë një orë më pas.

Efekti antikancer:

Pikërisht për shkak se është i pasur me antioksidantë, ky superfrutë zvogëlon rrezikun e kancerit. Interesante, edhe pse i thartë, limoni në trup krijon kushtet bazë që janë shumë të rëndësishme për një trup të shëndetshëm.

SHKARKO APP