Sapuni 15-lekësh bëka mrekulli në lëkurë
Sapuni me squfur është ideal për ata që kanë lëkurë të yndyrshme, fuksionon mrekullisht kundër puçrrave, akneve, pikave të zeza dhe problemeve të tjera të lëkurës dhe të flokëve.
Squfuri ka shumë cilësi: dezinfekton në thellësi dhe kja aftësi anti-inflamatore, duke u bërë kështu një armë e fortë për aknet, dermatitin seboroik, pikat e zeza dhe psoriazën. Je kurioze të dish se si funksionon?
Squfuri vepron mbi kortizolin, hormoni përgjegjës i zgjerimit të enëve të gjakut, që përmes këtij procesi përmirësojnë furnizimin e qelizave me lëndë ushqyese, duke eliminuar qelizat e vdekura dhe papastërtitë. Një tjetër cilësi e squfurit është përtharja e akneve dhe puçrrave duke e lënë lëkurën e butë.
Squfuri kundër akneve dhe pikave të zeza
Sapuni me squfur është pefekt për ata që vuajnë nga lëkura e yndyrshme dhe mikse (e kundërta vlen për lëkurat delikate): është një trajtim që këshillohet gjatë ndryshimeve hormonale që karakterizohet nga shfaqja e puçrrave, pikave të zeza dhe një prodhim shumë i madh yndyre. Ky lloj sapuni ndihmon në dezinfektimin e poreve, ndalon shtimin e baktereve dhe parandalon grumbullimin e papastërtive. Madje mund të jetë efikas edhe për disa raste të sëmundjeve të lëkurës si dermatiti seboroik.
Afektet negative të squfurit
Duhet bërë kujdes në përdorimin e tepërt sepse mund të thajë lëkurën.
Sapuni me squfur për flokët
Ky lloj sapuni mund të përdoret edhe për flokët, sepse eliminon lagështinë dhe ndikon në prodhimin e yndryrës dhe zbokthit. U jep flokëve substanca ushqyese, shkëlqim, butësi dhe mbi të gjitha lufton problemin më të madh të flokëve: rënien.