Sasia e lartë e hekurit shkakton trashjen e gjakut

Sipas një studimi të fundit, niveli i lartë i hekurit ka dy efekte, pozitive dhe negative për sistemin kardiovaskular. Në njërën anë mund të zvogëlojë rrezikun e arterieve të bllokuara, kurse në disa raste mund ta rrisë këtë rrezik, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Ky studim ka ekzaminuar efektet e sasisë së lartë të hekurit në gjak në shkaktimin e sëmundjeve kardiovaskulare: hollimin e mureve të arterieve, trombozën e venave dhe pllakat karotide. Këto çrregullime janë shenja të sëmundjes së arteriosklerozës.

Studimi u bë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Imperial, në Londër dhe u publikua në revistën “Journal of the Americal Heart Association”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht këtijs tudimi, marrja e sasisë së duhur të hekurit dhe mbajtja e një balance të këtij minerali, ka shumë rëndësi në parandalimin e sëmundjeve siç janë: arteriskleroza, anemia dhe disa sëmundje të mëlçisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?