Sasia e sheqerit që duhet konsumojnë fëmijët
Nuk ka sheqer për fëmijët nën dy vjeç. Pas kësaj moshe deri në 8 vjeç, sasia e këshilluar nuk duhet t’i kalojë 25 gramë dhe jo më shumë se një pije të gazuar në javë.
Kjo është “receta” e Shoqatës Amerikane të Zemrës, e cila për herë të parë ka publikuar një udhëzim për ushqyerjen e fëmijëve dhe sasinë e sheqerit. Fëmijët amerikanë zakonisht konsumojnë trefishin e kësaj sasie. Sheqeri i shtuar në produktet ushqimore mund të jetë në disa forma, që nisnin nga fruktoza deri te dekstroza në lëngjet e frutave, por edhe në gatimet e kripura si hamburgerat dhe patatinat.
Studiuesit e kanë hartuar këtë udhëzim mbi sasinë optimale të sheqerit me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e prindërve, pas vëzhgimeve që çuan në përfundimin se dieta shumë e pasur me sheqer të shtuar është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve kardiake, obezitetit, diabetit, tensionit të gjakut dhe kolesterolit.
Personat që në dietën e tyre përfshijnë sasi sheqeri në masën 1721 për qind të kalorive të marra gjatë ditës janë 38% më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.