Së shpejti në shitje Viagra për gratë
Më në fund një lajm i mirë për gratë që kanë probleme në krevat.
Shumë shpejt në SHBA do të dalë në shitje Viagra për femrat.
Pilula do quhet Addyi dhe ka kaluar me sukses testimet e para.
Autoriteti i testimit të ilaçeve (FDA) në SHBA thotë se ilaçi Flibanserin plotëson kushtet për të dalë në shitje.
Testimet në vitin 2010 dhe 2013 kanë dështuar.
Ndërkohë që para pak ditësh, ekspertët e FDA në SHBA kanë votuar me 18 vota pro, përkundrejt 6 votave kundër, për t’i hapur dritën jeshile Viagrës Rozë.
Ilaçi në thelb është një antidepresant, që ngre përqendrimin e disa hormoneve të rëndësishme për dëshirën seksuale të femrës.