Sekretet e japonezëve për të qëndruar të dobët dhe të shëndetshëm
Keni menduar ndonjëherë sesi ka mundësi që femrat japoneze janë gjithmonë në formë dhe gjithmonë të reja?
Atëherë ju prezantojmë me disa sekrete të bukurisë së tyre.
Hani gjithmonë mëngjes
Ushqimi është vakti më i rëndësishëm dhe i bollshëm i japonezëve. 2 vaktet më të mëdha të ditës për japonezët janë mëngjesi dhe dreka. Japonezët e fillojnë mëngjesin me drithëra si oriz integral si dhe perime të freskëta.
Hani gjithmonë frutat dhe perimet e stinës
Dieta e shëndetshme përfshin fruta dhe perime të të gjitha ngjyrave në stinët e caktuara. Frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale esenciale për trupin.
Gatuani në avull
Gatimi në avull nuk i heq vlerat ushqyese ushqimeve. Gatimi në avull është traditë e japonezëve.
Bëni banjo me dush të ngrohtë dhe më pas me të ftohtë
Dushi i ngrohtë relakson muskujt, ndërsa ai i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson simptomat e stresit.
Bëni dush me ujë të vakët dhe më pas të ftohtë. Ftoheni ujin gradualisht, derisa të përshtatet temperatura e trupit.
Burimi: Bright Side