FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekreti i një jete të gjatë, 4 herë në javë fasule

A mund të jenë fasulet sekreti i një jete të gjatë të shëndetshme? Dan Buettner, një autor bestseller i ‘New York Times’, ka hulumtuar dhe raportuar mbi të ashtuquajturat “zona blu” për më shumë se 20 vjet.

Zonat blu i referohen rajoneve ku njerëzit jetojnë më shumë se 100 vjet. Janë identifikuar 5 zona blu në të gjithë botën: Në Sardenjë të Italisë, Okinaëa të Japonisë, Gadishulli Nicoya, Icaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni.

Gjatë këtij studimi mbi jetëgjatësinë, Buettner zbuloi se të pesta zonat kishin një gjë të përbashkët tek vaktet ditore: bishtajoret. Shkencëtarët besojnë se një dietë me bazë bimore, kontribuon në jetëgjatësinë e njerëzve që jetojnë në këto zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ka kuptim, pasi bishtajoret kanë shumë vlera ushqyese, ato përmbajnë bakër, hekur, magnez, kalium, acid folik, zink dhe lizinë, një aminoacid i nevojshëm për shëndetin e njeriut. Ato janë gjithashtu plot me proteina dhe fibra. “Fibrat ju shpërblejnë me një mikrob të shëndetshëm të zorrëve dhe më pak inflamacion dhe funksion më të mirë imunitar”, tha Buettner për CNN. Buettner vlerëson se vetëm 5 deri në 10% e amerikanëve marrin fibrat që u nevojiten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?