Sekreti i ri i rënies në peshë? Vaji i ullirit
Vaji i ullirit mund t’ju ndihmojë për të humbur në peshë, ku shkenctarët pohojnë se ata që hanin vaj ulliri gjatë një eksperimenti nuk shtuan në peshë tre muaj më pas dhe kishin nivele të larta të serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi të ngopur.
Kjo vjen për shkak të një arome që ka vaji i ullirit, e cila na bën të ndiejmë ngopje duke reduktuar marrjen e kalorive në më pak se 800 KJ në ditë.
“U gjet se ata që hëngrën kosin me vaj ulliri kishin nivele më të larta të hormonit serotonin, që kontrollon ndjenjat e ngopjes, në gjakun e tyre”,-tha autori i studimit. “Këta pjesëmarrës kanë raportuar se kosi me vaj ulliri ishte ngopës dhe asnjë anëtar i grupit nuk kishte rritje në përqindjen e yndyrnës trupore ose në peshë”.
Kërkuesit bënë një eksperiment të dytë dhe gjetën se madje edhe era e tij ishte aq e fuqishme sa ndikonte në nivelin e oreksit.
Pjesëmarrësit që hëngrën kos me ekstrakte të shtuara aromatike të vajit të ulliit konsumuan një mesatare prej 740 KJ në ditë, pra, më pak sesa ata që e kishin ngrënë kosin pa ekstrakte aromatike. Ndaj, për një jetë të shëndetshme, shtoni pak vaj ulliri në dietën tuaj të përditshme.