Seksi nuk është i rrezikshëm për foshnjen

Marrëdhënia seksuale gjatë shtatzënisë nuk është e rrezikshme për shëndetit e foshnjës së ardhshme, thonë mjekët.

Gjinekologët gjermanë thonë se prindërit e ardhshëm nuk duhet ta pezullojnë kënaqësinë seksuale as gjatë shtatzënisë, pasi fetusi është i mbrojtur mirë. Sipas tyre , derisa qafa e mitrës nuk është e hapur, nuk ka nevojë që partnerët të heqin dorë nga seksi.

Megjithatë, aktiviteti seksual shumë afër terminit të lindjes mund të nxitë lindje të mëhershme. Andaj nëse ekzistojnë kontraksione të mëhershme, atëherë nëna e ardhshme duhet të konsultohet me mjekun për të penguar mundësinë e lindjes së parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është me rëndësi që gjatë kontaktit seksual në shtatzëni të dy partnerët t’i kushtojnë rëndësi të veçantë higjienës së organeve seksuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seksi në fazën e fundit të shtatzënisë preferohet të praktikohet edhe më shumë, sepse ndihmon hapjen e qafës së mitrës dhe një lindje më të lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?