Sëmundja e diabetit, faktorët e riskut

Sëmundja e diabetit prek çdo vit 230 milionë njerëz në botë, dhe ky trend është në rritje dhe në vendin tonë. Çdo javë në pavionin e QSUT ka raste të reja, ku krahas numrit, një fenomen shqetësues është dhe ulja e moshës së pacientëve.

Faktorët e riskut përfshijnë kryesisht ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Për një individ që vuan nga diabeti, frika më e madhe është dobësimi i organeve të tjera prej sëmundjes.

Ka shumë pacientë që përveç se duhet të përballen me sëmundjen, kanë shqetësim paragjykimet që u bëhen. Për këtë arsye edhe kjo vajzë e intervistuar nga Klan Plus, e cila ka 12 vite e prekur nga diabeti nuk pranon të identifikohet para kameras.

“Ka edhe persona që thonë ti je me diabet, a është ngjitës? Dhe aty ndjehesh shumë keq sepse diabeti nuk është siç mund të jetë HIV”.

Për Klan Plus ajo shprehet se ka pasur raste që është detyruar të konsumojë ëmbëlsira edhe fshehtas. Përtej vështirësive ekonomike dhe jetës mes paragjykimeve frika e saj më e madhe është e ardhmja.

“Ishte shumë i vështirë fakti që unë e mbaja vetëm për vete dhe me familjen time sepse nga vendi ku vi, është mentaliteti i tillë që bën të mos flasim hapur sepse ekzistojnë paragjykimet”.

Për të shmangur prekjen  nga sëmundja, këshilla që japin pacientët është informimi në mënyrë që të shamngin betejën me diabetin.

SHKARKO APP