Sëmundja që ju rrezikon nëse keni probleme me dhëmbët

 

Nëse nuk tregoni kujdes maksimal për higjenën orale, mund të rrezikoni që të prekeni nga sëmundja e shekullit, Alzaimer. Një grup shkenctarësh, nga “ University of Central Lancashire” kanë dalë në këtë përfundim pasi kanë studiuar një grup prej 20 personash që kishin probleme me dhëmbët.

Pjesa më e madhe e tyre, kishin dhëmbët e palare, por nga ana tjetër sëmundjen e ndihmonin edhe mikrobet që mbajnë çamçakëzët. Edhe kërkimet që u bënë tek kafshët kanë konfirmuar të njëjtin përfundim si tek qëniet njerëzore, se bakteriet që dëmtojnë gingivat e gjejnë lehtësisht rrugën për të shkuar në tru dhe për të vrarë neuronet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doktori Sim Singhrao tha për “The Sun” se në kushte të tilla vizitat e vazhdueshme tek dentisti dhe higjena vetjake janë më të rëndësishme sesa mund të keni menduar më para. Sëmundja Alzaimer, është “tharja” e një pjese të trurit, që sjell probleme me kujtesën, të menduarit dhe sjelljen gje që ndikon drejtpërsëdrejti në jetësen normale të individit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?