Sëmundjet që kuron lëngu i panxharit
Lëngu i panxharit është një pije që ndihmon në kurimin e një sërë sëmundjesh të ndryshme. Ai përmban komponentë që aktivizojnë punën e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve. Rezultatet e disa hulumtimeve mjekësore tregojnë se konsumimi i këtij lëngut nga panxhari pamundëson zhvillimin e tumoreve malinje, pastron mëlçinë dhe helmet, shëron kapsllëkun dhe problemet e tjera me zorrë. Mjekësia popullore konsideron se ky ilaç nga panxhari është ilaçi më i mirë për hipertension, sepse e normalizon shtypjen e gjakut, në fakt e ul atë, e është i përdorshëm dhe tek artereoskleroza. Procesi i përgatitjes nuk është i komplikuar. Për të përgatirur një recetë të tillë është e rëndësishme që të keni një kavanoz prej qelqit prej 3 litra, 700 gramë panxhar të freskët, 2 lugë miell ose 2 pjesë bukë bajate apo bukë të zezë, 200 gramë sheqer (bën edhe mjaltë) dhe 100 gramë rrush të thatë. Në fillim marrim panxharin e freskët, të pastruar, e qëroni, e preni në copëza ose rriska të holla dhe e vendosni në kavanozin e pastër. Më pas i shtojmë rrushin e thatë, 2 lugë miell dhe 200 gr sheqer, mjaltë.
Kavanozin e mbushni me ujë të ftohtë, të valuar paraprakisht dhe i përzieni (disa shtojnë ujin e lakrave turshi ose hirrë), më pas e mbështjellim me qese të plastikës dhe e lini në një vend të ngrohtë për 6-7 ditë, të fermentohet.
Pas shtatë ditëve e kulloni mirë dhe do ta keni lëngun e fermentuar nga panxhari. Ka një shije paksa të hidhur, pak të njelmët.
Pini nga 3-4 lugë të supës, 3 herë në ditë para shujtave. Pini lëngun dhe do ta pastroni mëlçinë. Bëni një pauzë prej tre muajsh dhe përsëri mund ta përsërisni tretmanin. Duhet të bëni edhe një pauzë tjetër prej tre muajsh dhe ta përsëritni edhe për të tretën herë. Pas një viti, mëlçia juaj do të jetë krejt e pastër. Lëngun ta ruani në frigorifer.
Lëngu nuk u sugjerohet atyre personave që kanë sëmundje të veshkave, probleme me traktin gastrointestinal dhe gihtin. Në këto raste nevojitet këshillim me mjekun. Po ashtu, duhet pasur kujdes nëse keni shtypje të ulët të gjakut.