Sëmundjet që shërohen me boronicë

Është studiuar se boronica bën kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën, si dhe ndikon në kontrollin e peshës trupore

Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë. Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e bërë gjerësisht pjesë të dietës ushqimore. Për shumëkënd që ka dëgjuar për këtë frutë, i di tashmë cilësitë e boronicës por në të vërtetë, studime të tjera kanë evidentuar fuqinë e saj në një sërë sëmundjesh, duke e bërë aleate për shëndetin tonë. Kështu boronica është një frutë shumë e mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral. Por lista e gjatë e të mirave shëndetësore të lidhura me boronicën është bërë e njohur në publik po aq sa ka me vite e njohur te komunitetet shëndetësore dhe ato hulumtuese dhe te kultivuesit profesionalë të boronicave.

Për kujtesën

Pas shumë viteve të kërkimit tek antioksidantët e boronicës dhe përfitimeve të tyre të mundshme për sistemin nervor dhe për shëndetin e trurit, ka prova emocionuese të reja që boronicat mund të përmirësojë kujtesën. Në një studim iu kërkua konsumimi përgjatë 12 javëve, konsumim ditor të boronicës, ishte e mjaftueshme për të përmirësuar rezultatet në dy testet e ndryshme të funksion kognitiv, duke përfshirë kujtesën. Autorët e këtij studimi të inkurajuar nga rezultatet, sugjeruan se boronicat mund të kthehet të jetë i dobishëm jo vetëm për përmirësimin e kujtesës, por edhe për të ngadalësuar apo shtyrë fillimin e problemeve të tjera njohëse, të lidhura shpesh me plakjen.

Për diabetikët

Boronica në përgjithësi ka përmbajtje të ulët të sheqerit. Studimet tregojnë se boronicat, manaferrat, luleshtrydhet dhe manat janë ushqime shumë të mira për diabetikët. Megjithatë, një studim i fundit që përfshinte boronicat si një frutë me nivel të ulët të sheqerit në të, tregon në mënyrë të qartë të ketë një ndikim të favorshëm mbi rregullimin e sheqerit në gjak në persona tashmë të diagnostikuar me diabet tip 2. Pjesëmarrësit në studim, të cilët konsumuan boronica kishin shenja të dukshme të përmirësimit të nivelit të sheqerit në gjak.

“Superstar”

Në shtypin mbarëbotëror boronicat kanë arritur statusin “superstar” në lidhje me përfitimet shëndetësore, unike. Ndërsa ne preferojmë të mendojmë për të gjitha ushqimet e shëndetshme në botë, ne mund të kuptojmë shumë nga boronicat, që një kokërr aq e vogël të dhurojë të mira kaq të shumta për shëndetin tonë.

Sëmundjet e zemrës

Pohimi se boronica falë antioksidantëve është mbrojtës i zemrës është dokumentuar mirë sidomos në lidhje me sistemin kardiovaskular. Kërkimet botërore kanë provuar se përdorimi në mënyra të ndryshme të boronicës mbrojnë sistemin kardiovaskular. Në studimet e përsëritura është vlerësuar roli i boronicës në dietën ushqimore, sidomos në rast konsumi prej 1-2 gota në ditë, çka ka treguar se përmirëson bilancet e yndyrës në gjak, duke përfshirë reduktimin e kolesterolit total, duke ngritur kolesterolin HDL dhe uljen e triglicerideve. Në të njëjtën kohë, konsumimi i boronicës ka treguar se ndihmon në mbrojtjen e komponentëve të gjakut (si kolesterolit LDL) nga dëmtimi i oksigjenit, që mund të çojnë në mbylljen eventuale të enëve të gjakut. Gjithashtu, studimet kanë treguar se boronicat kanë veti të mbrojnë enët e gjakut. Do të ishte gabim për t’i dhënë fund një diskutimi për boronicat dhe shëndetit kardiovaskular, pa folur për tensionin e gjakut. Si te burrat dhe te gratë, konsumimi i boronicës ka treguar se është aleate kundër tensionit të lartë gjakut. Në individët me tension të lartë, konsumi i boronicës ka reduktuar ndjeshëm tensionin e gjakut sistolik dhe diastolik. Tek individët me tension të lartë të gjakut, konsumimi i boronicës ka treguar se ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe mbajtjen e tij në nivele të shëndetshme.

Shëndeti i syve

Retina e syrit është një vend unik në trupin tonë dhe kjo është gjithashtu një vend që është në rrezik të lartë përballë stresit oksidativ. Ushqime unike me përmbajtje antioksidantësh hulumtohen shpesh për aftësinë e tyre për të ndihmuar të mbrojtur retinën nga dëmtimi i oksigjenit dhe rezulton se boronicat nuk bëjnë përjashtim! Konsumimi i boronicës mbron retinën nga dëmtime të padëshiruara, si dhe nga dëmtimet nga rrezet e diellit. Ndaj dhe mjekët gjithnjë e më shumë po marrin në studim boronicën, si një “armë” shumë e fuqishme për të ndihmuar në mbrojtjen e syrit të njeriut nga dëmtimi nga rrezet e diellit dhe stresit oksidativ.

Kundër kancerit

Ndërsa pothuajse ekskluzivisht vjen në formën e studimeve laboratorike mbi qelizat e njeriut apo studimet e kafshëve laboratorike, një përqindje në rritje e studimeve mbi boronicën vlerësojnë përfitimet antikancer që marrin prej saj. Llojet e kancerit tashmë që janë marrë në studim, pas konsumimit të boronicës përfshijnë kancerin e gjirit, kancerin e zorrës së trashë, kancerin e ezofagut dhe kanceret e zorrëve. Studiuesit vlerësojnë se konsumimi i këtij fruti redukton ndjeshëm rrezikun për prekjen nga këto lloj kanceresh.

 

Boronica ndihmon për:

– Përmirësim të të parit;

– pastrim të arterieve;

– për mbrojtje ndaj sëmundjeve;

– forcim të enëve të gjakut;

– shtim të kujtesës;

– ndalim të infeksioneve të traktit urinar;

– kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën;

– ndikim në kontrollin e peshës trupore.

SHKARKO APP