Sëmundjet që shkakton qëndrimi i gjatë para kompjuterit

Sipas një studimi njerëzit të cilët kalojnë të paktën 14 orë në javë në internet kanë presion më të lartë të gjakut.

“Përdorimi i gjatë i internetit është pjesë e përditshmërisë sonë, por kjo mund të na kushtojë shumë. Në studimin tonë, adoleshentët konsiderohen përdoruesit më të mëdhenj të internetit me mesatarisht 25 orë në javë”, tha autori i studimit Andrea Cassidy-Bushrow nga Henry Ford Hospital në Detroit, SHBA.

Kërkuesit analizuan të dhënat nga 335 të rinj të moshës 14-17 regjistruar në studim ku ata ju nënshtruan në pyetësori me 55 pyetje në lidhje me përdorimin e internetit nga ana e tyre.

Duke përfshirë çdo formë të përdorimit të internetit 124 nga ata ishin përdorues të rëndë të internetit e tek të cilët është gjetur një ngritje e presionit të gjakut.

SHKARKO APP