Sezoni, fluks në qendrat shëndetësore në plazh
Jemi në pikun e sezonit turistik dhe Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kemi të bëjmë me shtim të fluksit të pacientëve që marrin shërbim në qendrat shëndetësore verore, të vendosura përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit. Shumë prej pacientëve në qendrën shëndetësore të Radhimës janë referuar në spitalin rajonal.
Sipas strukturave përkatëse, në qendrën shëndetësore në Dhërmi e cila qëndron hapur 24 orë, paraqiten 30 deri në 40 pacientë në ditë. Të shumtë janë edhe pushuesit e huaj të cilët kërkojnë ndihmën e parë por janë gjithashtu edhe banorë të zonës ata që i drejtohen qendrave shëndetësore verore për ndihmë mjekësore.
Një autoambulancë qëndron gjatë gjithë kohës e stacionuar së bashku me mjekët përkatës pranë kësaj qendre. Megjithë investimet e luksin në zonë, ka pacientë që paraqiten nga bizneset dhe thonë se u mungojnë kutitë e ndihmës së shpejtë ndaj detyrohen të përdorin ato që kanë në automjete derisa të shkojë te mjeku. Një autoambulancë qëndron gjatë gjithë kohës e stacionuar së bashku me mjekët përkatës pranë kësaj qendre.
Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik. Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore.