Sezoni veror, vijon dezinsektimi nga veriu në jug

Për një sezon turistik të sigurt Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale po vijon nga nga veriu në jug fushatën e dezinsektimit nga insektet në zonat turistike proces i cili po kryhet përmes përdorimit të agjentëve biologjikë që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmave të tjerë ujorë, përveç larvave të mushkonjave.

Procesi do të vijojë deri në mbylljen e sezonit turistik në fund të muajit tetor. Për një sezon turistik, dezinsektimi po kryhet në kuadër të programit kombëtar të dezinfektimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Procesi i dezinsektimit po vijon edhe në veri të vendit, pas përfundimit të fazës së parë në zonat më problematike në Divjakë, Darëzesë, Seman, etj.

“Procesi i dezinsektimit po vijon normalisht për të ofruar më shumë siguri për qytetarët gjatë sezonit turistik dhe do të vijojë deri në fund të muajit tetor”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë.

SHKARKO APP