Shafrani përmirëson kujtesën dhe vëmendjen

Nëse duam të shijomë erëzat, i vetmi vend në botë që ju ofron me milion shije është India. Përveç përdorimit dhe shijes që ju japin ushqimeve, sipas një studimi shafrani i Indisë ka treguar se përmirëson kujtesën dhe vëmendje kur të jemi në një moshë të madhe.

Shafrani ju ndihmon nëse ju keni kujtime traumatike por jo vetëm kaq, ndihmon dhe zorrët tuaja kur ato kanë probleme. Por prit se ka akoma veti kuruese, pasi që ndihmon në shërimin e plagëve, e që të gjitha këto vetëm një erëz si shafrani i mundëson sipas një studim të kohëve të fundit.

Studiuesit në Australi kanë gjetur provat e duhura se Shafrani mund të na ndihmojë të qëndrojnë mendërisht të mprehtë në çdo moshë.

Por si e bën një erëz të gjithën këtë mrekulli?

“Shafrani ka efekte të shumta fiziologjike, e njohur për ta reduktuar inflamimin dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kjo ndikon proceset e shumta që futen në funksionin e trurit në një drejtim pozitiv”, janë shprehur studiuesit.

Në hulumtimet e tyre fillestar ata kanë rekrutuar 60 vullnetarë të moshës mes 60 dhe 85, dhe të ndarë në dy grupe. Në përgjithësi, pjesëmarrësit të cilët kishin marrë këtë erëz, kishin më shumë mundësi për të mbajtur mend dhe të qëndronin vigjilencë. Ata gjithashtu raportuan reduktimin e lodhjes si dhe përmirësimin e qetësi, kënaqësisë.

Burimi: Science Alert/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP