Shëndetësi Elektronike për herë të parë në Durrës
“Shëndetësia Elektronike, nga Vizion në Realitet,” eshte tema e takimi qe do te zhvillohet sot ne Durres, ku do të prezantohen për herë të parë sistemet dhe platformat e shëndetësisë elektronike.
Drejtori i FSDKSH, Astrit Beci, do të prezantojë projektin më të ri që do të zbatohet fillimisht në Durrës si projekt pilot – recetën elektronike, e cila do të rrisë transparencën dhe cilësinë e sherbimit për pacientet.
FSDKSH do te prezantojë edhe sistemin “Karta e Shendetit” dhe platformen “e-Barna”.
Ne takim do te marrin pjese Milena Harito, ministre per Inovacionin dhe Administraten Publike, Ilir Beqaj, minister i Shendetesise etj.
Ndërkaq, do të prezantohen sistemet e “Informacionit për administrimin e procesit të vendosjes në treg të barnave”, per “Monitorimin e informacionit të kujdesit shëndetësor, indikatorët dhe analizat”, Platforma “e-Barna”, “Karta e Shëndetit”; “Receta Elektronike”, “e-Rx” etj.