Shenjat që tregojnë mungesë të hekurit në trup
Trupi ynë ka gjithmonë nevojë për hekur, e që në raste që sasitë që marrin nga ushqime të ndryshme nuk mjaftojnë, duhet të konsumojmë më tepër spinaq dhe biftek. Më së shumti që kanë probleme me mungesën e hekurit ose që vuajnë janë gratë, por si ta kuptojnë ne këtë mungesë vetë pa pasur nevojë që të shkojmë të mjeku?
Nëse keni këto simptoma, të përmendura më poshtë duhet të merrni masa për të rregulluar sasinë e marrjes së hekurit te ushqimet.
Lodhje
Truri e përdor hekurin për të bërë hemoglobinën, substanca e rruzave të kuqe të gjakut e që mbajnë oksigjenin. Në rast se nuk kemi mjaftueshëm rruaza të kuqe, ju filloni të ndiheni të lodhur.
Vështirësi në përqendrim
Sinteza neurotrasmetuese mund të ndryshohet tek njerëzit me mungesë hekuri, duke çuar në funksionalitet më të ulët se normalisht përqendrim tuaj.
Gjendje apatie
Një tjetër produkt i sintesës neurotransmetuese, ju mund të ndieni apati ndaj çdo gjëje, ndaj miqve, familjes, ose dhe të punës.
Marrje fryme
Kjo mund të ndodhë ndërsa po stërviteni apo edhe kur thjesht duke ecur, po pse ndodh kjo? Ndodh sepse kur nuk kemi mjaftueshëm hekur në gjak, trupi bëhet më i etur për oksigjen.
Lëkurë e zbehtë
Trupi juaj është i zbehtë dhe ngjaj si ngjyrë limoni e që nuk është një shenjë e mirë. Një pamje e zbehtë mund të shkaktohet nga reduktimi i qarkullimit të gjakut dhe rënia e numrit të rruazave të kuqe.
Vështirësi në kryerjen e punëve të përditshme
Ndodh që ju po bëni të njëjta gjëra si zakonisht, por mund të jetë një përpjekje sfilitëse? Po sepse nivelet e ulëta të hekurit bëjnë që të mos keni rezistencë. Tani punët e bërë më parë mund të kërkojnë më shumë energji.
Dhembje muskujsh
Gjatë ditës mund të ndieni dhembje në muskuj dhe që vazhdon më shumë se zakonisht. Kjo ndodh nga mungesa e hekurit i cili i privon muskujt nga aftësia për ta rimarrë veten shpejt, duke shkaktuar dhe dhembje.
Burimi: WebMB/Përshtati: Redjon Shtyla