Shenjat që tregojnë se keni diabet

Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës (sheqerit) në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli i ulët i glukozës).

Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin e parë, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi i dytë kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç.

Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm, pra një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente.

Shenjat që tregojnë që mund të jeni të prekur nga sëmundja e diabetit janë:Dhimbje barku dhe frymarrje të ngadalta dhe të thella.

Gjërat që duhet të konsumoni në rast se jeni të prekur nga diabeti: Çaji, kanella, qershitë dhe kakao.

Ndërsa, disa nga këshillat që duhet t’i ndiqni nëse jeni të prekur nga sheqeri në gjak janë: Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë, Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit), dietës së tyre duhet t’i shtojnë arra, për këtë efikase janë edhe bajamet.

SHKARKO APP