Sheqeri rrit rrezikun e kancerit të gjirit
Rreziqet e sheqerit në shëndet çdo ditë e më shumë po dokumentohen. Hulumtimet e fundit kanë treguar se marrja e sheqerit në masa të larta rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, madje një studim i fundit ka treguar se sëmundjet kancerogjene “ushqehen” me sheqer. Studimi i ri, i kryer nga Universiteti i Teksasit “MD Anderson Cancer Center” tregon se sheqeri rrit rrezikun e kancerit të gjirit.
“Nga hulumtimet tona ne kemi gjetur te të diagnostifikuarat me kancer gjiri masa të larta sheqeri, që ka çuar në rritjen dhe zhvillimin akoma më shumë të tumorit”,- tha professori Peiying Yang.
Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se sheqeri i lartë në organizëm është faktor për sëmundjet kancerogjene. Sipas autorëve të studimit, ndër të tjera, konsumi i sheqerit është një kontribues i madh për mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.
S.L