Sheqeri, si kokaina
Sheqeri është kokaina e re. Kështu e ka cilësuar eksperti i humbjes në peshë, doktori Sally Norton varësinë që krijojnë njerzit ndaj sheqerit, varësi që sipas tij është e dëmshme aq sa kokaina.
Duke iu referuar një shkrimit të “Daily Mail” sheqeri është shumë i rrezikshëm sepse është shkaktar i obezitetit, dy llojeve të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Sipas ekspertëve sa më shumë sheqerna të konsumojmë, aq më shumë do kemi nevojë për ta shtuar këtë dozë, sepse receptorët ngopen me sheqer, e nevojitet një dozë më e lartë që ne të marrim të njëjtën ndjesi dhe kënaqësi që merrnin në fillim.
Të njëjtat efekte dhe sjellje provokon droga, edhe alkooli. Gjithmonë njerëzit e varur ndaj tyre kërkojnë më shumë, sepse e njëjta dozë e humb efektin që jepte fillimisht.
Nëse ndjeni një nevojë të vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira, pa arritur të ngopeni, sidomos në këtë periudhë të vitit, me siguri keni varësi ndaj sheqerit.