Shkaqet kryesore që shkaktojnë dhembjet e kokës!
Nëse vuani nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës, atëherë ju e dini shumë mirë sa të mundimshme mund të jenë. Nga dhimbjet e lehta të kokës e deri tek dhimbjet serioze të tensionit e të migrenës, askujt nuk i pëlqen të ketë dhimbje koke të vazhdueshme.
Megjithatë cilat janë shkaqet rrënjësore që shkaktojnë shumë prej tyre?
Alergjitë-Bllokimi i hundëve nga alergjitë mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme të kokës. Fatmirësisht alergjitë e lehta deri tek ato mesatare mund të kurohen me mjekime shumë të thjeshta. Nëse këto mjekime nuk japin efekt, ju duhet patjetër të konsultoheni me një doktor.
Bllokimi i hundëve- Jo vetëm alergjitë mund të shkaktojnë bllokim të hundëve. Nga i ftohti i lehtë e deri tek sinoziti ka një sërë faktorësh të cilët mund të shkaktojnë bllokimin e tyre. Shpesh prej këtyre faktorëve hunda mund të infektohet dhe rrjedhimisht të shkaktojë dhimbjet e kokës që ju shqetësojnë kaq shumë.
Stresi- Në mënyrë që të shmangni dhimbjet e kokës të shkaktuara nga stresi përpiquni të merreni me një aktivitet relaksues dhe qetësues.
Mungesa e kafeinës- Nëse ju konsumoni shpesh kafeinë dhe ndërprisni menjëherë furnizimin e trupit tuaj me të, kjo mund të shkaktojë dhimbje të shpeshta të kokës. Në këto raste përpiquni të ndërprisni konsumin e kafeinës duke ulur gradualisht konsumin e dozave të saj.
Migrena- Migrena është një dhimbje shumë e përhapur, por shpesh e keqkuptuar koke. Dhimbjet e migrenës mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë ndryshimet hormonale, ekspozimi ndaj dritës së fortë dhe madje dhe nga konsumi i djathit të ndenjur.
Tensioni- Nëse ju filloni të ndjeni dhembje koke pasi keni qëndruar përballë ekranit të kompjuterit për një kohë të gjatë apo keni qëndruar në një pozicion pa lëvizur, atëherë duhet të kuptoni se dhembja e kokës që po ndjeni shkaktohet nga problemet me tensionin. Dhembjet e kokës të shkaktuara nga tensioni përbëjnë rreth 90% të dhembjeve të kokës dhe mund të shmangen duke ushtruar aktivitet fizik dhe duke bërë pushime të shkrutra ndërmjet punës tuaj. Pirja e ujit është gjithashtu shumë e domosdoshme për t’i shmangur këto dhimbje.
Probleme me sistemin tretës- Një numër i madh provash tregojnë për një lidhje mes dhembjeve të kokës dhe problemeve me sistemin tretës. Nëse shpesh ju kanë shqetësuar dhimbje koke, shkakun e të cilave nuk e dini, mund t’ju duhet të provoni të shmangni konsumimin e produkteve të bulmetit, ushqimeve me gluten apo konsumimin e mishit nga dieta juaj dhe shihni nëse dhembjet tuaja të kokës do të pushojnë.