Shkenca nuk e ndalon konsumin e 1 birre çdo ditë, cili është përfitimi?
Qëllimi i këtij artikulli nuk lidhet me benefitet e alkoolit, pra ne nuk ju sugjerojmë të pini një gotë birrë çdo ditë edhe pse një studim tregon se përfshirja e birrës në dietën tuaj mund të ndihmojë në ruajtjen e një flore të shëndetshme të zorrëve.
Studiuesit, u dhanë burrave të shëndetshëm të pinin birrë alkoolike ose joalkoolike për katër javë, shkruan “Eat This”.
Në fund të studimit, i cili u botua në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, 22 burra kishin diversitet më të madh bakterial të zorrëve dhe shëndet më të mirë të tyre
“Birra joalkoolike dhe alkoolike ka rritur diversitetin e mikrobeve të zorrëve, gjë që shoqërohet me rezultate pozitive shëndetësore. Këto rezultate sugjerojnë se efektet e birrës në modulimin e florës së zorrëve janë të pavarura nga alkooli dhe mund të ndërmjetësohen nga polifenolet e birrës”, thanë studiuesit.
Ata shtuan se një birrë në ditë nuk rrit peshën trupore apo yndyrën.
Edhe pse vetë studimi ishte i vogël, rezultatet janë premtuese për adhuruesit e birrës, por është e rëndësishme të mbani mend se pirja e rregullt e birrës ndonjëherë mund të shkaktojë acarim në sistemin tuaj të tretjes.
“Kur pini birrë, stomaku juaj mund të prodhojë më shumë acid, gjë që mund të kthehet në inflamacion dhe të ketë efekte anësore afatgjata si gastriti. Nuk e quajnë kot ‘bark birre’”, tha dietologia Katie Boyd