Shkenca “zbulon” sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo ruajtur peshën (FOTO)
Rregullat kryesore të një diete janë heqja dorë nga ushqimet e pashëndetshme dhe konsumimi i sasive më të vogla.
Një seri imazhesh të publikuara tregojnë me saktësi sa duhet të hani për të rënë në peshë, për të shtuar, apo për të ruajtur peshën aktuale (sasia më e vogël, më e madhe dhe sasia mesatare).
Përllogaritjet janë kryer me saktësi nga një trajner personal, të provuara për efektivitetin e tyre tek fanatikë të fitnesit.
Për të rënë në peshë: sasia më e vogël
Dieta duhet të ketë 45% proteina, 35% yndyrna dhe 20% karbohidrate. Gratë duhet të hanë 1,400 kalori në ditë, ndërsa burrat 1,900.
Për të ruajtur peshën: sasia mesatare
Një vakt duhet të ketë 35% proteina, 30% yndyrna dhe 40% karbohidrate. Gratë duhet të konsumojnë 2000 kalori në ditë, ndërsa burrat 2,500.
Për të shtuar në peshë: më e madhe
Një vakt duhet të ketë 30% proteina, 20% yndyrna dhe 50% karbohidrate. Gratë duhet të hanë 2,600 kalori në ditë, ndërsa burrat 3,100.