Shkenca zgjidh misterin nëse ka jetë pas vdekjes
Një ndër temat e diskutuara në mesin e shkencëtarëve, është përgjigja se a ka jetë pas vdekjes. Këtë herë shkenca ka një përgjigje negative për të gjithë besimtarët që besojnë se ka jetë pas vdekjes.
Një shkencëtar, profesor i fizikës i quajtur Sean Carroll, ka theksuar se të gjithë duhet të pranojnë se nuk ka asnjë jetë të përtejme, të pakën për tokësorët, për ne njerëzit. Ai bazohet tek ligjet e fizikës të cilat për të janë tepër të kuptueshme të shpjegueshme.
Carroll shpjegoi se që të ketë një jetë të përtejme, vetëdija do duhej të ndahej plotësisht nga trupi ynë fizik. Por që të jetë e mundur kjo gjë, për të cilën shumë e besojnë, vetëdija përbëhet nga një masë atomesh dhe elektronesh.
Pretendimet se shpirti apo vetëdija vazhdon pasi trupat tanë vdesin, është e pamundur pasi atomet përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme. Ligjet e fizikës na e tregojnë qartë. Dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim.
Carroll vë në dukje Teorinë e Fushës Kuantike që dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimce, një për të gjithë fotonet, një tjetër për elektronet dhe çdo lloj tjetër grimce. Nëse do të kishte jetë të përtejme, testet kuantike do të zbulonin grimca shpirtërore dhe forca frymore. Kështu fiksojeni dhe pranojeni.