Shkencëtarët afër gjetjes së ilaçit të HIV-it, pritet konfirmimi

Gjetja e një ilaçi për HIV-in është afër bërjes realitet, pasi një burrë nga Britania që vuan nga ky virus është duke shfaqur përparim të dukshëm pas një trajtimi mjekësor.

Shkencëtarët që janë duke e trajtuar 44-vjeçarin shpresojnë se ai do të shërohet nga sëmundja fatale, përderisa është duke iu nënshtruar një testimi mjekësor të quajtur si “një nga përpjekjet e para serioze për të gjetur shërim të plotë për HIV-in”.

Ekipet e hulumtuesve nga pesë universitetet më të mira të Britanisë kanë bashkëpunuar me NHS për të lansuar projektin, i cili përfshin 50 njerëz të cilët do t’i nënshtrohen këtij testimi mjekësor.

Burri në fjalë është i pari që po merr pjesë dhe tha për Sunday Times se testimet e fundit të gjakut treguan se në të nuk kishte virus HIV prezent, edhe pse është ende herët që të konfirmohet se trajtimi po funksionon.

HIV-i fshihet nga sistemi imun por trajtimi i ri e zbulon atë dhe e largon nga trupi i njeriut.

SHKARKO APP