Shkencëtarët francezë, kërkime të rëndësishme në luftën kundër AIDS-it
Një virus i ngjashëm me HIV që ka shkaktuar vdekjet në masë te “Koalat” që nga viti 1920 është bërë rezistent. Shkencëtarët kanë theksuar se gjatë kërkimeve, virusi është tretur “pa efekte” në ADN dhe mund të përdoret për shërimin e personave që mbartin virusin HIV.
Shkencëtarët kanë ndjekur hartën e geneve tek 2 persona që mbartin virusin HIV, por që nuk tregojnë shenja të sëmundjes dhe kanë vërejtur se në sajë të disa ndryshime virusi nuk është shumuar dhe është neutralizuar. Shkencëtarët kanë theksuar se virusi qëndron brenda ADN-së dhe ka shëruar të sëmurët. Ata janë duke bërë kërkime për shkakun e kësaj.
Shkencëtarët kanë theksuar se përmes aktivizimit të një enzime apobec që lufton virusin dhe e neutralizon atë ashtu si tek “Koalat” duke e “ngulitur virusin në gene” mund të shërojnë të sëmurët me AIDS.
Rezultatet e kërkimit u botuan në revistën Mikrobiologjia Klinike dhe Infeksioni (Clinical Microbiology and Infection).