Shkencëtarët gjejnë kurën ndaj kancerit?
Shëndeti E Diel, 18 Prill 2021 05:15
Disa shkencëtarë duket se kanë gjetur një kurë kundër kancerit.
Ata ishin duke bër një studim te malaria dhe zbuluan një proteinë të saj që mund të luftojë kancerin, raporton The Independent.
Hulumtuesit danezë ishin në kërkim të gjetjes së mënyrës për t’i mbrojtur gratë shtatzëna nga malaria, e cila mund të shkaktojë probleme të mëdha për shkak që e sulmon placentën.
Por, ata gjetën në të njëjtën kohë se proteinat e malarias mund ta sulmojnë edhe kancerin, gjithashtu – një qasje kjo e cila mund të jetë një hap i madh drejt shërimit të sëmundjes.
Shkencëtarët kanë kombinuar proteinën që vaksina kundër malarias e përdorë për t’u futur në qeliza me një toksinë, e cila mundet më pas që të hyjë në qelizat e kancerit dhe ta lëshojë toksinën, duke i vrarë ato.
Shkencëtarët kanë gjetur se në të dyja rastet proteina e malarias e bashkëngjit veten në karbohidratet e njëjta. Ngjashmëria mes këtyre dy gjërave mund të jetë ilaçi kundër kancerit.