Shkencëtarët, ja cila dietë ju mban gjithmonë të rinj

Një ekip shkencëtarësh kanë dëshmuar se qelizat mund të shkaktojnë dobësim të ADN-së dhe plakje të parakohshme. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Brown kanë zbuluar gjithashtu se ekziston një lidhje e ngushtë midis dietave me pak kalori dhe të qëndruarit i ri për një kohë të gjatë.

Rezultatet e studimit 5-vjeçar, që ka kushtuar 9.67 milionë dollarë, janë cilësuar si hapi më i rëndësishëm në fushën e kërkimeve mbi plakjen e njeriut.

Sipas hulumtuesve shkencorë, dieta me më pak kalori mund të shtyjë plakjen. Ka shumë teori përse ndodh një gjë e tillë, edhe pse asnjëra nuk është konfirmuar deri tani.

Dimë që dietat e pasura me yndyra dhe shumë sheqer rrisin inflamacionin e organeve, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të zemrës.

Sipas shkencëtarëve, konfirmimi i lidhjes midis dietës dhe plakjes hap mundësi të reja eksplorimi për zyrtarët e shëndetit publik, që të përmirësojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Burimi: Daily Mail

SHKARKO APP