Shkencëtarët: Ja produktet që luftojnë kancerin në stomak!
Perimet e bardha ulin rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t'u prekur nga kanceri në stomak. Mbrojtëse të mira kundër kancerit janë gjithashtu lakra dhe selinoja. Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitamin C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun. Konsumi i rreth 50 g të kësaj vitamine, çdo ditë, ul deri në 8 përqind rrezikun për t’u prekur nga kanceri.