Shkencëtarët kanë gjetur ‘thembrën e Akilit’ për kancerin
Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur mënyrën e duhur për të përgatitur sistemin imunitar që të vrasë kancerin, raporton BBC.
Shkencëtarët e University College në Londër thonë se kanë gjetur atë që e kanë etiketuar si ‘thembra e Akilit’ e kancerit.
Në këtë mënyrë, vetë trupi e ka më të lehtë të shënjestrojë sëmundjen.
Por kjo metodë e personalizuar do jetë shumë e shtrenjtë dhe akoma nuk është testuar tek pacientët.
Ekspertët thonë se ideja ka kuptim, por do jetë e komplikuar në realitet.
Megjithatë, shkencëtarët besojnë se zbulimi është themeli për një kurë të re.
Ata shpresojnë që të kryejnë testimet tek pacientët brenda dy vitesh.
Edhe në të shkuarën shkencëtarët kanë tentuar të mësojnë sistemin imunitar që të vrasë tumoret, por vaksinat kanë dështuar.
Problemi është se kanceret nuk përbëhen nga qeliza identike, ata janë mutacione, lëmshe gjenetike dhe mostra nga vende të ndryshme brenda një tumori.
Por shkencëtarët janë të bindur se kanë gjetur trungun e këtyre mutacioneve që ndryshojnë antigjenet- proteinat që dalin nga sipërfaqja e qelizave të kancerit.
Profesori Charles Swanton thotë: “Ky është një zbulim emocionues. Tani ne mund të shënjestrojmë pikërisht këto antigjene tumorale, që janë të pranishme në çdo qelizë”.
Ka dy mënyra se si mund të procedohet tani e tutje.
E para është zhvillimi i një vaksine për kancerin, që çdo pacient të trajnojë sistemin imunitar për të dalluar këto mutacione.
E dyta është që të ‘peshkojmë’ qelizat imune, që kanë shenjëstruar këto mutacione, të shtojmë numrin e tyre në laborator dhe t’i vendosim në trup.
Megjithatë disa shkencëtarë thonë se problemi është tumoret evoluojnë në mënyrë konstante.
“Kjo i bën ato shënjestra të lëvizshme, që janë vështirë të mbahen nën kontroll”.
“Kanceret që ndryshojnë, mund të humbasin antigjenin fillestar. Kjo e çorienton sistemin imunitar”, tha Dr. Marco Gerlinger.
Disa trajtime me imunoterapi kanë fiksuar në mënyrë spektakolare, duke e zhdukur plotësisht kancerin tek disa pacientë.