Shkencëtarët krijojnë veshkën funksionale, të rritur në laborator

Shkencëtarët thonë se janë një hap larg arritjes për të rritur veshka plotësisht funksionale nga qelizat staminale në laborator, pas disa testeve befasuese në kafshë.

Ata përdorën minjtë si inkubator për rritjen e indeve embrionale. Edhe pse ka ende kohë për ta provuar këtë në njerëz, kërkimet e fundit ndihmon që shkencëtarët të ecin drejt arritjes së qëllimit përfundimtar për të krijuar organe për njerëzit, thonë ekspertët. Veshkat ishin gjeneruar nga qelizat staminale dhe ishin testuar për herë të parë në derra. Hulumtuesit kohët e fundit kanë arritur sukses në rritjen e veshkave funksionale nga qelizat embrionale të njeriut, por këto veshka nuk ishin në gjendje që të rriteshin në madhësi të plotë për shkak që ato nuk kishin rrugë për të sekretuar urinën, duke rezultuar në një gjendje të quajtur “hidroneprozë”.

Për ta zgjidhur këtë problem, kërkues shkencorë nga Japonia shtuan një rrugë të kullimit dhe një fshikëz të përshtatshme për të lidhur çdo gjë në fshikëzën ekzistuese të kafshës – një teknikë që ata e quajnë SËPU. Pas testimeve në kafshë, metoda funksionoi në minj madje edhe kur ishin kontrolluar tetë javë më vonë, kështu studiuesit e provuan atë në derra, që gjithashtu doli të jetë funksionale dhe shumë premtuese. Hapi tjetër i madh është që të kryhen hulumtime shumë të gjera për të parë efektet afatgjata që këto veshka i kanë në trup dhe më vonë të testohen edhe në njerëz

SHKARKO APP