Shkencëtarët: Macja në shtëpi i bën njerëzit skizofrenë
Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një lidhje mes njerëzve që kanë mace dhe zhvillimit të sëmundjeve mendore, përfshirë skizofreninë dhe besojnë se përgjegjës është një parazit.
Siç raporton Huffington Post, në një studim të publikuar në revistën “Schizophrenia Research”, ekspertët pretendojnë se personat që shfaqin skizofreni apo një tjetër sëmundje serioze mendore në të ardhmen, janë zakonisht fëmijë që janë rritur në një familje ku ka patur mace.
Duke analizuar një pyetësor të pa përdorur më parë, të realizuar në 1982 dhe të plotësuar nga 2125 familje, nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Mendore, shkencëtarët zbuluar se 50.6 përqind e njerëzve që zhvillonin skizofreni, kishin patur një mace në fëmijëri. Këto të dhëna ishin të ngjashme me dy studime të tjera të realizuara nga vitet ’90.
Rreth 1 në 100 persona vuajnë nga skizofrenia gjatë jetës, por diagnostikohet zakonisht rreth moshës 15 dhe 35 – vjeç.
Skizofrenia është një sëmundje afatgjatë mendore që shkakton simptoma si haluçinacione, iluzione dhe ndryshime në sjellje.
Ndonëse shkalla e shpeshtësisë së skizofrenisë në studim është e ulët, shkencëtarët po përpiqen që të kuptojnë përsenë e ekzistencës së kësaj lidhjeje. Ata besojnë se shkaku është “Taxoplasma gondii”, një parazit prenzent tek disa mace.
E. Fuller Torrey, një shkencëtar nga Stanley Medical Research Institute, i cili mori pjesë në këtë studim, për Huffington Post tha: “T. gondii futet në tru dhe formon kiste mikroskopike. Ne mendojmë se aktivizohet më vonë gjatë adoleshencës dhe shkakkon sëmundje, me shumë gjasa duke prekur neurotransmetuesit”.
Toxoplasma gondii mund të jetojë në specie të ndryshme, por mund ta kopletojë ciklin e saj të jetës vetëm tek macet