Shkencëtarët prodhojnë “ilaçin çudibërës” prej bananes, sëmundjet që lufton
Ndoshta askush nga ne nuk e dinte, por banania është vërtet një frut i rëndësishëm në jetëgjatësinë tonë, pasi na ndihmon në luftën kundër sëmundjeve.
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë prej bananes një “ilaç çudibërës”, i cili ka aftësinë të vrasë një gamë të gjerë virusesh, duke përfshirë Hepatitin C, gripin dhe AIDS.
Përbërësi kyç është një proteinë e gjendur tek banania dhe që quhet Lectin, ose “BanLec”. Ky element është zbuluar përpara 5 vitesh dhe ishte konsideruar si një trajtim potencial kundër AIDS, por për shkak të efekteve anësore u konsiderua problematik.
Në një shkrim të gjatë në Daily Mail thuhet se shkënctarët kanë ripunuar një variant të ri, i cili vepron duke u lidhur me molekulat e sheqerit, të gjendura ne sipërfaqen e disa nga virueseve më vdekjekeprurëse në botë. Në momentin që ilaçi lidhet me virusin, ky i fundit shndërrohet i padëmshëm dhe mund të nxirret jashtë sistemit imunitar të turpi. Në testet e realziuar tek minjtë, varianti i ri i BanLec, i quajtur H84T, parandaloi ata të merrnin gripin, pa patur efekte anësore.
Një variant i ri gjithashtu po ripunohet në laborator, në kampione indesh dhe gjaku kundër AIDS, Hepatitit C dhe virozave të stinës.
Shkenctarët mendojnë se ky ilaç mund të funksionojë dhe për kurimin e sëmundjes Ebola dhe të gjitha sëmundjeve, viruest e të cilave janë të mbështjella me molekula sheqeri.