Shkencëtarët transformojnë qelizat e kancerit të pankreasit në qeliza normale!

 

Adenokarcinoma infiltrative duktale e pankreasit, që më së shumti i referohemi si “kanceri i pankreasit” renditet e katërta në kuadër të vdekjeve që shkaktohen nga sëmundjet tumorale në SHBA.

Mbijetesa 5 vjeçare është minimale, më pak se 5%.

80% e rasteve më këtë sëmundje i përkasin grupmoshave midis 60 dhe 80 vjeç, prandaj konsiderohet si sëmundje e moshave të mëdha.

Shenjat klinike të kesaj sëmundjeje përfshijnë:

Ikter obstruktiv, nëse kanceri është i pozicionuar në kokën e pankreasit.

Diskomfort abdominal

Humbje në peshë

Letargji

Kruarje

Rezultatet e një studimi të ri sugjerojnë që qelizat tumorale të adenokarcinomës së pankreasit mund të “detyrohen” të shndërrohen në qeliza normale. Bazuar në studimin e bere mbi shprehja e një gjeni redukton ndjeshëm potencialin tumoral të adenokarcinomës dhe mundëson që qelizat tumorale të kthehen në formën e tyre normale.

Grupi i shkencëtareve detyroi qelizat tumorale të prodhonin më shumë së normalisht një proteine të quajtur E47. Funksioni kryesor i kesaj proteine është të lidhet në një pozicion specifik gjatë sekuencës së AND e në këtë mënyrë të kontrollojë gjenet që janë përgjegjëse për ndarjen dhe diferencimin qelizor. Sasia e shtuar e proteinës E47 bënte që qelizat të qëndronin më gjatë, “ngecnin”, gjatë fazës G0/G1 e për pasoje këto qeliza diferencoheshin në fenotipin e tyre normal.

Studimet in-vivo provuan që kur këto qeliza të ri-programuara gjenetikisht u injektuan tek minjtë kishin potencial shume të reduktuar neoplazik.

Dy janë karakteristikat kryesore të kancerit te pankreasit:

Është shume invaziv, edhe në stadet e para mund të infiltroje indet peripankreatik.

Nxit një reaksion shume të zhvilluar indor me pjesëmarrje kryesore të fibroblasëve dhe te qelizave të tjera.

Këto karakteristika janë arsyeja kryesore pse ky lloj tumori ka një prognoze aq të keqe.

Agjentet citotoksik janë trajtimi kryesor që marrin pacientet e diagnostikuar me adenokarcinome të pankreasit. Ky lloj medikamenti funksion mire ne qelizat që kane indeks proliferativ të larte, pasi ndërhyn pikërisht në procesin e ndarjes qelizore. Problem kryesor me agjentet citotoksik është se dëmton edhe qelizat normale të trupit, kryesisht vepron mbi palcën e kockave duke frenuar aktivitetin normal te saj.

Hulumtuesit shpresojnë që ky zbulim mund të hedhë dritë mbi terapi të reja për këtë sëmundje shumë të rrezikshme.

SHKARKO APP