Shkencëtarët u bëjnë thirrje grave: Mos përdorni më reçipetat

Reçipetat i përdorin të gjitha vajzat dhe gratë. Por së fundi pas një studimi të kryer, shkencëtarët kanë bërë thirrje që të mos i përdorin më. Zbulimet e reja kanë treguar se përdorimi i reçipetave lidhet me sëmundjen fibrocistike të gjirit dhe kancerit malinj të gjirit. Kjo është padyshim një arsye e madhe për t’u thënë JO reçipetave.

Reçipetat e bëjnë gjoksin tonë të duket më i bukur, por ka një kosto pas kësaj. Këto tumore mund të çojnë deri në pasoja fatale për jetën.

Dr Gragory Heigh nga Florida kohët e fundit ka zbuluar se mbi 90% e grave me sëmundje fibrocystic të gjirit kanë patur përmirësim kur ato nuk përdorën më reçipetat.
Studiuesi Jean-Denis Rouillon, profesor nga Universiteti i Franche-Compte, udhëhoqi një ekip që kreu një studim 15-vjeçar mbi efektin e reçipetave në 330 gra të moshës 18-35 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimet sugjeruan se mbajtja e reçipetave që nga mosha e hershme nuk bëri asgjë për të ndihmuar në ngritjen e gjoksit apo zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës. Sipas ekspertëve gjinjtë nuk kanë asnjë përfitim nga përdorimi i reçipetave. Përkundrazi, reçipetat shkaktojnë dhimbje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studiuesit thonë se gratë e reja do të fitonin më shumë ton të muskujve dhe do të mbështesin indin e gjirit nëse nuk do të përdornin reçipetat.

“Gratë e reja, që nuk mbajnë reçipeta, do të çojë në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe elasticitetin, gjë që forcon gjinjtë që janë në rritje”, tha Dr Stafford Broumand.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?