Shpiket leukoplasti që zhduk gjurmët e plagëve

Një leukoplast mund ”të riparojë” plagët duke u frymëzuar nga embrionet dhe aftësinë e tyre për të shëruar dëmtimin e lëkurës pa lënë gjurmë.

Leukoplasti përdor të njëjtën proteinë, të quajtur actin: i prodhuar nga qelizat embrionale të lëkurës, sa herë që ka një plagë aktive ai tërheq skajet e plagës në mënyrë që ta zhdukë përfundimisht atë.

Ky leukoplast u shpik në Universitetin e Harvardit dhe rezultati u botua në revistën ”Science Advances”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht, ai u testua te kafshët dhe pati rezultate inkurajuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo teknologji ka potencial që të përdoret jo vetëm për problemet e lëkurës, por edhe për plagët kronike si ulçera diabetike”, theksuan studiuesit.

Për të imituar lëkurën jashtëzakonisht elastike të embrioneve, kërkuesit krijuan leukoplastin me materialin e quajtur hidrogel, i përbërë nga 90% ujë: i vetmi i aftë të riprodhojë të njëjtën aftësi për t’u kontraktuar me lëkurën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?