Shqipëri, 450 femra në tumor në gji në vit

Numri i femrave me kancer gjiri në Shqipëri u rrit vitet e fundit, ndërsa mesatarisht u zbuluan 400-450 femra në vit me këtë sëmundje.

Një kulm u shënua në vitin 2013, që arriti në 480 raste të zbuluara.

Ekspertët pohojnë se numri i femrave me kancer gjiri është në rritje dhe kjo sëmundje zbulohet në stade shumë të përparuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht çdo spital rajonal ka një qendër stacionare të mamografisë për të zbuluar kancerin e gjirit. Ndërkohë janë në lëvizje dy stacione mamografie në të gjithë vendin.

Lumturi Mërkuri, mjeke në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se zbulimi më i madh i kancerit të gjirit ka ardhur prej kontrollit më të shtuar që bëjnë vajzat dhe gratë vitet e fundit.

“Vitin e kaluar u bënë mbi 5 mijë e 200 mamgrafi, ndërsa sivjet deri tani janë kryer rreth 4 mijë të tilla” – tha ajo.

Zakonisht mamografia kryhet nga zonjat 50 vjec e lart, por për zonjat me faktorë të lartë rreziku kontrolli duhet kryer më shpejt.

Kanceri i gjirit është një nga kanceret më të shpeshta tek gratë në Shqipëri dhe në botë.

Shkaqet e tij janë stili i jetesës dhe jetëgjatësisë, por shkaqet e vërteta ende nuk janë përcaktuar plotësisht.

Një vizitë e përvitshme dhe një zbulim sa më i herët e bën këtë sëmundje më pak të rrezikshme për jetën e grave dhe vajzave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?