Shqipëria e bekuar nga sherebela, gjithçka që duhet të dini

Në Shqipëri sherebela është një kulturë me shumë rëndësi. Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës. Dhe nuk është çudi që amerikanët, gjermanët, francezët apo turqit e duan dhe kërkojnë kaq shumë sherebelën tonë, për shkak të vlerave unike.

Parandalon kancerin. Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në parandalimin e disa formave të kancerit. Sipas një studimi të publikuar nga “Revista e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore” përbërësit fenolikë të sherebelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet në zorrën e trashë. Ekstraktet e sherebelës sigurojnë rekuperim të menjëhershëm të ADN-së.

Mëlçi më e shëndetshme. Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë. Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi. Çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.

Menopauza më e lehtë. Problemet e menopauzës reduktohen nga çaji i sherebelës dhe ky zbulim erdhi nga një studim i publikuar në qershor të vitit 2011. Pjesëmarrësit në studim morën çdo ditë një suplement të gjethes së sherebelës për tetë javë. Rezultatet treguan një rënie të efekteve të menopauzës prej 64% brenda tetë javëve, me disa raste të eleminimit të plotë të afsheve

Ndihmon kundër ankthit. Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit. Në një studim të kryer, një grup të rinjsh të shëndetshëm morën 300-600 miligramë suplemente të gjetheve të sherebelës përpara dhe pasi u bënë pjesë e një testimi për vlerësimin e nivelit të stresit. Të dyja sasitë përmirësuan humorin. Sasia më e ulët e përmirësoi ankthin përpara testit por jo gjatë tij. Ndërsa sasia më e madhe përmirësoi vigjilencën dhe qetësinë dhe performoi rezultate më të larta të testeve.

Për të mos u neglizhuar. Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna. Sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

Të mira plus. Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes./AgroWeb.org

SHKARKO APP