Shtatë mite të gabuara për humbjen në peshë

Peshorja nuk gënjen

E gabuar. Është fakt që peshorja jo gjithmonë tregon të vërtetën, pasi ajo tregon vetëm peshën, pa marrë në konsideratë ndryshimet në dhjamë e muskuj. Nëse bëni ushtrime rregullisht dhe hiqni nga dieta gjithë ushqimet e pashëndetshme, mënyra më e mirë për matjen nuk është peshimi, por matja e përmasave. Kjo ndodh sepse muskujt peshojnë më shumë sesa dhjami. Gjithashtu, sasia e ujit dhe fibrave në trup mund të ndikojë në peshën tuaj. Kjo do të thotë se humbja në perimetrin e belit ka më shumë vlerë sesa humbja në peshë. Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni ndryshuar masë është duke e provuar me rroba.

Duhet të gjej dietën e duhur

Mendohet se njerëzit u përgjigjen ushqimeve në mënyrë të ndryshme, në varësi të metabolizmit të tyre. Por e vërteta është se dietat e shpejta nuk funksionojnë. Duhet kohë, mund dhe ndryshime në mënyrën e të ushqyerit në mënyrë që të vijnë edhe ndryshimet në peshë. E vetmja dietë që funksionon është të dëgjosh trupin dhe të mbash një dietë të balancuar dhe të shëndetshme.

Aktiviteti fizik nuk ndihmon

Është e vërtetë që ushtrimet nuk është se djegin aq shumë kalori sa mendojmë ne. Dhe nëse pas stërvitjes e shpërbleni veten me kalori shtesë, mund të merrni më shumë kalori sesa digjni. Por kjo nuk do të thotë të ndërprisni aktivitetin fizik, që në të njëjtën kohë bën mirë edhe për humorin dhe përqendrimin, si dhe mban të ulët nivelin e stresit, çfarë ju ndihmon që t’i përmbaheni planit për të rënë në peshë. Gjithashtu, muskujt që formoni gjatë stërvitjes nxisin metabolizmin tuaj, kështu që digjni më shumë kalori, edhe kur nuk jeni duke u ushtruar. Për të mos folur pastaj për tonifikimin e trupit. Kështu që, hiqni nga dieta ushqimet e shpejta dhe bëjini stërvitjen edhe më efektive duke shtuar ushtrime rezistence.

Puna më ndihmon të humb në peshë

Jo nëse jeni të stresuar, sepse pikërisht atëherë kemi tendencën të konsumojmë ushqime të pasura në sheqer dhe yndyra. Gjithashtu, hormoni i stresit, kortizoli, inkurajon shtimin, çka është e dëmshme për shëndetin. Kur kemi pak kohë në dispozicion nuk mendohemi për ato që hamë.

Ushqimet e vogla nuk prishin punë

Është shumë e thjeshtë të hash pjesën e mbetur të ushqimeve të lëna nga fëmija ose të këpusësh një copë djathi ndërsa kalon nga frigoriferi. Mos harroni që edhe këto kalori shtohen. Mendohuni gjithmonë para se të hani çdo lloj ushqimi. Mundohuni që të uleni sa herë konsumoni diçka, kështu që do të vlerësoni çdo kalori që merrni. Do të ndihni e ngopur dhe e përgjegjshme për kaloritë e marra.

Pijet nuk ndikojnë

Sërish gabim. Mund të ketë më shumë kalori në një kafe sesa në një petull. Për të mos përmendur pastaj alkoolin dhe pijet e ëmbla. Mos e gënjeni veten! Përveç rasteve kur pini ujë apo pije dietike, të gjitha të tjerat ndikojnë në peshë,

Nëse është e shëndetshme është e mirë

Është e thjeshtë të mendohet se vetëm sepse një ushqim është i shëndetshëm mund të konsumohet pa masë. Një ushqim i shëndetshëm zakonisht nuk konsumohet më tepër seç duhet sepse ai ndihmon në rregullimin e oreksit, megjithatë çdo ushqim, edhe ai më i shëndetshmi, duhet ndarë në porcione. Çdo gjë me masë!

SHKARKO APP