Shtatë operacione që përbëjnë 80% të rasteve emergjente
Më shumë se 3 milionë pacientë amerikanë ju nënshtrohen një operacioni urgjent 1 herë në çdo vit, kjo është më shumë se shuma e të gjitha diagnozave të reja të kancerit në SHBA.
Dhe sipas një studimi të kohëve të fundit, vetëm shtatë operacione përbëjnë 80% të këtyre rasteve te emergjencës. Këto shtatë llogariten edhe për 79% të të gjitha komplikimeve, 80% të të gjitha shpenzimeve spitalore nga emergjent e kirurgjisë.
Hulumtuesit rendisin këto shtatë operacione që përbëjnë 80% të rasteve emergjente:
Kirurgji të zorrës së trashë
Kirurgji të zorrës së hollë
Kirurgji për tëmthin
Kirurgji për ulcerën
Prerje e indeve brenda trupit
Kirurgji e përgjithshme
Prerja në zonën e stomakut për të fituar qasje në zgavrën e barkut
Këto operacioneve janë veçanërisht të rrezikshme; personat të cilët i nënshtrohen një operacioni urgjent kanë deri në tetë herë më shumë gjasa që të vdesin pas operacionit, në krahasim me pacientët që i nënshtrohen operacionit të njëjtë por jo emergjent. Studimi nxjerr në pah nevojën për t’u fokusuar në këto operacioneve të përbashkëta.
Aktualisht, përpjekjet në kujdesin shëndetësor për të përmirësuar cilësinë janë përqendruar në kushte të gjatë të shtrimeve në spital. Hulumtuesit tashmë janë duke bërë thirrje për programet në mbarë vendin për të përmirësuar vendimmarrjen, rezultatet e pacientit, dhe kursimet e kostos.
Burimi:Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla