Shtatë ushqimet e shëndetshme që të mbajnë të ngopur më gjatë

Në larminë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, ka produkte që treten shpejt dhe nuk të mbajnë të ngopur.

Kësisoj, e gjejmë veten shpesh duke na kapur uria më shpejt dhe kërkojmë diçka për të ngrënë.

Por përfundojmë duke ngrënë më shumë, e pastaj ndihemi të fryrë.

Nga ana tjetër, ka disa ushqime të caktuara që të mbajnë të ngopur për më gjatë dhe shmangin urinë e tepërt.

7 Ushqimet që të ngopin më shumë
Ekspertët kanë listuar më poshtë ushqimet që kanë aftësi të mëdha ngopëse, falë të cilave njeriu mund të mbajë nën kontroll nivelin e kalorive dhe të përmirësojë shëndetin.

Patatja e zier ose e pjekur
Patatet janë të pasura me niseshte, vitaminë C dhe ushqyes të tjerë të dobishëm.

Kur ajo zihet ose piqet, patatja ka aftësinë të ulë oreksin dhe të mbajë njeriun të ngopur për më gjatë.

Bishtajoret dhe legumet
Thjerrëzat, qiqrat, fasulet e bizelet janë karbohidrate që treten ngadalë.

Ato përmbajnë shumë proteinë dhe fibër.

Falë tyre, këto ushqime mbajnë nën fre urinë dhe nën kontroll nivelin e kalorive të konsumuara.

Ushqimet e pasura me fibër
Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterolin.

Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha.

Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë
Këto produkte ju mbajnë të ngopur dhe ju frenojnë nga ideja e të ngrënit pa kursyer.

Kosi është një nga shembujt më të mirë kundër urisë dhe mbipeshës.

Ai është shumë i pasur me proteina.

Vezët
Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinës, vitaminës dhe mineraleve.

Njerëzit që konsumojnë vezë në mëngjes ose në drekë ndihen më të ngopur dhe kanë më pak gjasa të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme mes vakteve ose gjatë ditës./agroweb

SHKARKO APP